Transmetuar më 20-03-2017, 17:53
Publicitet

Kate Middleton, gjatë vizitës në Paris, ku ishte e ftuar në një darkë luksoze pranë Ambasadës Britanike ka tërhequr vëmendjen me veshjen me të cilën k a zgjedhur të vijë ajo.

Sigurisht që duke njohur klasin dhe finesën e saj ne presim shumë, dhe, edhe kësaj radhe nuk u zhgënjyem. Fustani Jenny Packham i Dukeshës ishte i përshtatshëm për stilin e saj mbretëror.

Një fustan në ngjyrën bojëqielli me detaje lulesh të qëndisura në të, ishte pikërisht look-u që do ta kthente atë në një “Elsa” të jetës së vërtetë.

Kur shohim dukeshën të veshur me ngjyrën e akullt s’mund të mos e ngatërrojmë atë me princeshën Elsa të përrallave, sepse të dyja duken një përrallë.

Loading...