Transmetuar më 20-03-2017, 17:38

Një grua irakiane ha gjarpërinj si terapi për trajtimin e kancerit. 50-vjeçarja Siwanj Muhieeddin ha një gjarpër në muaj pasi është diagnostikuar me kancer në mitër.

Fillimisht ajo merrte ilaçe që i dhanë doktorët, të cilët kushtonin $500 – $700 çdo herë që i blinte. Çmimet ishin shumë të shtrenjta për të dhe ajo filloi të kërkonte mënyra të tjera.

Një mjek popullor lokal pastaj i këshilloi të përziente mjaltë me qumështin dhe urinën e devesë. Edhe pse shija ishte “si helm”, shëndeti i saj u përmirësua.

Pastaj mjeku popullor i këshilloi të fillonte të hante gjarpërinj dhe ajo thotë se kjo lloj metode po funksionon për të.