Transmetuar më 20-03-2017, 17:01

Dhunë seksuale dhe rrahjet e vazhdueshme që i bënte bashkëshortes së tij, i kanë kushtuar lirinë një shqiptari 44 vjeç me banim në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i ka shkaktuar dëmtime fizike, por edhe psikologjike gruas së tij 43 vjeçe.

"Ansa" shkruan se çifti jetonte në Savignano prej vitesh. Pas dhunës seksuale dhe fizike ndaj saj, kishte qenë pikërisht gruaja e cila nuk kishte mundur të përballonte këtë lloj jete dhe kishte denoncuar në polici burrin e saj, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Drama thellohet akoma më shumë, pasi 44 vjeçari kishte dhunuar, fyer e kërcënuar, madje edhe përdhunuar gruan në sy edhe të tre fëmijëve të tyre të mitur.

Ndaj të arrestuarit është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg dhe është transferuar në burgun e Forli-t.