Transmetuar më 20-03-2017, 16:37

Një person në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi mashtronte duke u prezantuar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZN-it.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Artan Laci, një 23 vjeçar nga Tirana, arriti t’i merrte një gruaje 58 milionë lekë me anë të mashtrimit.

Ka qenë vetë kjo e fundit, që policia e identifikon vetëm me iniciale Sh. M., e cila ka bërë kallëzim, duke bërë që efektivët e kryeqytetit të vinin në pranga të riun.

Arrestimi u bë nga sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./b.l/noa.al/