Transmetuar më 20-03-2017, 15:54

Historia e një basti mes disa shokësh nuk ka përfunduar aspak mirë për një të ri nga Australia i cili është kafshuar në krahun e majtë nga një krokodil.

18 vjeçari Lee Depaauw u kafshua nga krokodili, pasi ishte hedhur në ujërat e lumit Johnstone, por arriti të shpëtonte duke e  goditur zvarranikun me grushte në pjesën e fytyrës. Para se të hidhej në ujë, i riu kishte marrë pjesë në një festë ku ishte konsumuar alkool. Sfidën e nisi vetë i lënduari.

“I thashë miqve të mi dhe mikeshës (Sophie Paterson) se turistët kanë më shumë mundësi të sulmohen nga krokodilët në krahasim me australianët. Kështu që shkuam në lumë për të verifikuar teorinë. Nuk kisha ulëritur asnjëherë aq shumë në jetën time. Rreth meje pashë gjak dhe pjesë të kockave të krahut”, ka treguar Depaauw.

Por në krahasim me detajet drithëruese, i riu shprehet i kënaqur për gjestin e tij: “Arrita të bind Sophie të dalë me mua, sapo të dal nga spitali. Ia vlejti, ajo është shumë e bukur dhe e ëmbël”./b.l/noa.al/