Transmetuar më 20-03-2017, 14:41
Publicitet

Vendet e punës janë nga më të ndryshmet. Kushtet që ofrojnë, gjithashtu, në përgjithësi nuk janë të përshtatshme për të ngrënë, madje shpeshherë janë të rrezikshme.

Nga studimet e kohëve të fundit, tryeza e punës është një prej vendeve që mbledh më shumë baktere se çdo kënd tjetër i zyrës.

Të hash mbi të, do të thotë të futësh në organizëm një numër të madh bakteresh, të cilat, përveç të tjerave, nuk janë të mira as për tretjen.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, mos harro se era e ushqimit mund të shqetësojë edhe kolegët e zyrës, truri ka nevojë për pushim, këmbët për stërvitje, ndërsa stomaku nuk mund ta tretë ushqimin, sepse truri nuk është i përqendruar në konsumin e tij.