Transmetuar më 20-03-2017, 14:29

Tashmë jemi bindur në shumë raste se gjarpërinjtë mund të futen ngado. Një i tillë ka qenë edhe rasti i një gruaje nga Florida, e cila u tmerrua teksa ishte në timon.

Monica Dorsett ndodhej në autostradë kur një gjarpër doli nga ventilimi dhe iu afrua timonit. Fatmirësisht gruaja ia doli të ruante qetësinë, të paktën sa për të ndaluar dhe për të dalë nga automjeti.

“Ndodhesha në një autostradë me katër korsi dhe papritur shoh një gjarpër që i afrohet dorës time. M’u deshën disa sekonda për t’i besuar syve”, tha gruaja.

Sipas asaj që shkruan “Buzz Feed News”, Monica telefonoi të shoqin që t’i vinte në ndihmë.