Transmetuar më 20-03-2017, 14:23

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama është shprehur se do të zhvillohen zgjedhje në datë 18 qershor edhe nëse Partia Demokratike nuk hyn në to. Deklarata e Ramës është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

“PS duhet të dalë forcë e parë në zgjedhje. Dilni në terren dhe përgatituni. Alternativa e vetme është fitorja. Në zgjedhje do të futemi edhe pa PD-në. Ne nuk mund të krahasohemi me Maqedoninë ne e duam Reformën në Drejtësi ndaj dhe do ta çojmë atë deri në fund. Mos mungoni në seancës e së enjtes”, mësohet se është shprehur Rama me deputetët socialistë.

Qëndrimin e kryetarit e përforcoi edhe ministrja Ermonela Felaj, e cila duke sfiduar çadrën e Lulzim Bashës, iu përgjigj interesimit të mediave duke konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve edhe nëse PD i bojkoton.

“PD duhet të kthehet në komisionet parlamentare. Por zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa partinë Demokratike", tha Felaj./b.l/noa.al/