Transmetuar më 20-03-2017, 14:10

Zbulimi i saj se ishte në pritje të fëmijës së saj të tetë nuk u prit aspak mirë nga një 34-vjeçare, e cila i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Nënë e 7 fëmijëve, Carla Murtagh, nga Shard End, Birmingham, Britani e Madhe kishte planifikuar të abortonte fëmijën, por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vendosur ta sillte në jetë atë.

Nëntë ditë pas këtij vendimi, 34-vjeçarja e cila dikur kishte vuajtur nga depresioni, është gjetur e varur nga bashkëshorti i saj Matthew në katin e dytë të shtëpisë së tyre, teksa ai dhe shtatë fëmijët e tyre ndodheshin në katin e parë të banesës.

Burri u përpoq t’i vinte në ndihmë përpara se të ndërhynin mjekët, të cilët nuk mundën ta mbanin në jetë. Asgjë nuk mund të bëhej as për fëmijën e palindur, që ishte vetëm 25 javësh.