Transmetuar më 20-03-2017, 13:47

Historia e dashurisë, por edhe e ndarjes, mes Rihanna-s dhe  Chris Brown, është diskutuar gjatë në media e duket se pikërisht kjo ndjenjë i ka bërë bashkë dy këngëtarët.

Një burim është shprehur se ata kanë filluar sërish të flasin me njëri-tjetrin dhe janë ndër ata persona që nuk mund të rrinë kurrsesi larg. 

Tashmë marrëdhënia e tyre është më e nxehtë se kurrë pasi Riri dhe Chris rrinë gjithë natën duke i shkruar njëri-tjetrit.

“Fillimisht biseda nisi nga rrjetet sociale për të vijuar më vonë në telefonat personalë.  Ata janë bërë për njëri-tjetrin”,- është shprehur një burim. “Nuk është thjesht “texting” por është “sexting””.

Kujtojmë se marrëdhënia mes dy këngëtarëve mori fund për shkak se Chris ishte i dhunshëm ndaj Rihanna-s.