Transmetuar më 20-03-2017, 13:24

Një person i cili udhëtonte me biçikletë ka përfunduar në spital, për shkak se u përplas nga një makinë në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit, në lagjen Vasil Shanto në vendin e quajtur ish 5 Heronjt , ku një mjet tip “Foristrad Hamer” me targë AA610MB, ka përplasur 58 vjeçarin F. D., banues në Shkodër.

I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletën e tij në kohën që është aksidentuar nga automjeti, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi ngjarjes, por është kapur pas disa orësh.

I aksidentuari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit Andi Martini, 19 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat  penale "Largim nga vendi ngjarjes", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt"./b.l/noa.al/