Transmetuar më 20-03-2017, 13:05

Aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, tek “Ura e Tabakëve”, ku një motorr në të cilin ndodheshin dy persona është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin T. H.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shtetasit që udhëtonin me motorr, përkatësisht A. G., 35 vjeç dhe E. K., 34 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve të aksidentit./b.lnoa.al/