Transmetuar më 20-03-2017, 12:54

Dita e saj e lindjes shënoi edhe ditën e fundit të jetës së një vajzë e re, të cilën e kapën dhimbjet e kokës gjatë kohës që festonte 20 vjetorin, ku humbi tragjikisht jetën.

Fotografitë e shkrepura gjatë asaj mbrëmjeje në Auckland, Zelandë e Re, tregojnë momentet e fundit të Gabby Marsh, teksa po grinte një dolli me mikeshat e saj.

Rreth dy orë pasi kësaj fotoje, Marsh ishte pa ndjenja dhe në aparatura, pasi pësoi një hemorragji në tru. Mjekët i thanë familjes së saj se 20 vjeçarja nuk kishte shanse për të mbijetuar, ndaj ata morën vendimin për ta hequr atë nga aparaturat që e mbanin në jetë.

Por vdekja e saj tragjike shpëtoi jetën e 6 personave të tjerë. Më 6 mars, organet e studentes u dhuruan për ata në nevojë.

Familja e saj tha se e reja bënte gjithnjë shumë për të tjerët dhe se njësoj siç ia ndryshoi jetën atyre që e rrethonin kur ishte gjallë, ata shpresonin që Gabby t’ia ketë ndryshuar edhe pas vdekjes.