Transmetuar më 20-03-2017, 12:42

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një thirrje të tillë Basha e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur sot nga “Sheshi i Lirisë”, përpara kryeministrisë i rrethuar nga të rinj dhe të reja. Ai ka premtuar edhe tarifa të përballueshme për Arsimin e Lartë nga të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

“Je i ikur Edi Rama! Ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe pa precedentë në historinë tonë. Lëvizja jonë është qytetare dhe paqësore. Do të qëndrojmë këtu gjatë. Përmes një qëndrese paqësore që do i sigurojë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme por edhe parametra të një vendi të gatshëm për anëtarësim në BE.

Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër! Sado të shpifesh ti dhe zullapët që ke shpërndarë nëpër media. Përfundimi është Republika e re që do të themelohet mbi votën e lirë të çdo qytetari shqiptar. Bëhu i zgjuar dhe jep dorëheqjen! Do të firmoset ligji për Arsimin e Lartë. Rinia do të ketë jo vetëm veshin, por edhe mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re, Arsimi i Lartë publik do ketë tarifa të përballueshme nga çdo i ri shqiptar”, u shpreh Basha.