Transmetuar më 20-03-2017, 12:32

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me nga 60 orë punë në interes publik secilin nga studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Vendimi u mor sot, pas disa seancave në ngarkim të studentëve të akuzuar.

Gjykata pranoi pretencën e prokurorisë së Tiranës, e cila për 8 studentë të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë, kërkoi dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.

Studentët po hetohen në gjendje të lirë edhe për kundërshtim të forcave të rendit. Bora Mema, një nga studentet e dënuara deklaroi pas vendimit: E vetmja pendese, ndoshta se nuk e kemi qëlluar në shenjë.

Studentët e dënuar

Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.