Transmetuar më 20-03-2017, 12:01

Manjani kritikon emërimin e Xhafajt si ministër, thotë se e akuzojnë për shkulje thonjsh

Emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme vijon të komentohet në arenën politike. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Twitter e quan dësthtim të sistemit politik dhe kushtetues emërimin e Xhafajt, për të cilin thotë se akuzohet për shkulje thonjsh.

“E akuzojnë për shkulje thonjsh, jo për mani(pedi)kyr  dhe e emërojnë Ministër të Brendshëm! Dështim i sistemit politik dhe kushtetues”-shkruan Manjani.

Ky i fundit u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama.