Transmetuar më 20-03-2017, 11:55

Konsumi i zakonshëm i kokainës redukton lidhjen ndërmjet dy zonave të trurit: ky është edhe shpjegimi fiziologjik i sjelljeve dhe dëshirës për të konsumuar përsëri edhe nëse kanë kaluar disa muaj.

Nëse dikush përdor kokainë në mënyrë të vazhdueshme sipas studimeve të kryera në Universitetin Milano-Bicova, Carlo Bo (Urbino), dhe spitalin “Niguarda” (Milano) atëherë truri i tij pëson ndryshime.

Ku më shumë, ku më pak. Për të treguar këtë ndryshim, deri më sot të hipotetizuar, studiuesit kanë matur nivelin e organizimit funksional të trurit në gjendje pushimi të 18 ish-konsumatorëve, të cilët kishin 5 muaj pa përdorur kokainë.

Krahasimi ndërmjet tyre dhe 19 personave jo të varur nga lëndët narkotike ka çuar studiuesit në përfundimin se në trurin e konsumatorëve është dobësuar lidhja ndërmjet bërthamës accumbens, një zonë e rëndësishme për motivimin si dhe lëvores së mesme paraballore të trurit, përgjegjëse për kontrollin e njohjes dhe të sjelljes.