Transmetuar më 20-03-2017, 11:02

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e 24 marsit kundër Italisë dhe miqësoren kundër Bosnjës. Në listë ajo që bie në sy është sërish mungesa e Berat Gjimshitit dhe portierit Berisha, ndërsa në mbrojtje është grumbulluar sërish Vrederik Veseli.

Në të janë thërritur plot 4 lojtarë nga Kategoria Superiore si Albi Alla, Liridon Latifi, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Ndërkohë, lajmi i mirë është për Sokol Cikalleshin i cili rikthehet në Kombëtare pas peridhës jo të mirë te Bashaksehiri