Transmetuar më 20-03-2017, 09:42

Kreu i OSBE-së, Berndt Borschardt ka kërkuar që policia e shtetit të bëjë detyrën dhe të jetë e paanshme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. I pranishëm në aktivitetin e trajnimit të policisë në kuadër të këtyre zgjedhjeve, zyrtari i lartë tha se ato janë shumë të rëndëshishme për vendin, ndaj edhe përkushtimi duhet të jetë maksimal.

“Na ndjanë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet, që konsiderohen gur themeli për demokracinë. Policia të ruajë standardet për zgjedhjet. Ju duhet të vazhdoni edhe punën tuaj të përditshme kundër kërcënimeve transicionale kundër drogës. Kam besim se policia e shtetit do të jetë e paanshme dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”- tha Borschardt.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, garantoi paanshmëri dhe profesionalizëm në radhët e uniformave blu.