Transmetuar më 20-03-2017, 09:23

Autopsia nxorri rezultatin se autori i sulmit të së shtunës, në aeroportin Orly të Parisit, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Sipas medieve franceze, në analizat e gjakut të Ziyed Ben Belgacem, është konstatuar 0.93 gram alkool për litër si dhe gjurmë droge, kanabisi dhe kokaine.

39 vjeçari u vra pak ditë më parë në aeroportin e Orlyt, pasi tentoi t’i merrte armën një ushtari. Sipas dëshmitarëve, ai mësohet të ketë thënë: ”Jam këtu për të vdekur për Allahun”.

Autoritetet franceze bënë me dije se agresori dyshohej për lidhje terroriste dhe shtëpia e tij ishte mes dhjetëra banesave të bastisura në nëntor të 2015-s pas sulmeve ku mbetën të vrarë 130 persona.

Por babai i agresorit ka mohuar se djali i tij është terrorist, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi i biri ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës./k.k/noa.al