Transmetuar më 20-03-2017, 08:52

Aventura e tyre në edicionin e 9-të të Big Brother nuk ka zgjatur më tepër se tre orë. Bëhet fjalë për çiftin më të pazakontë që hyri në Shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kanë qenë pikërisht B&B, çifti i derrkucave simpatikë që Big Brother ua la nën kujdes çifteve të shtëpisë, që “vendosën” të largohen.

Komunikimin për largimin nga Big Brother të B&B e komunikoi Denisi që lexoi për banorët e tjerë zarfin që iu dorëzua nga “Vëllai i Madh”.

Dhe, arsyeja përse B&B zgjodhën të largohen nga shtëpia e Big Brother është fare e thjeshtë, për mos përputhje karakteri me konkurrentët e tjerë.

Ky vendim ka shkaktuar pak konfuzion tek banorët e shtëpisë, një pjesë e të cilëve i druhen një penaliteti të mundshëm, pasi ishin instruktuar që të kujdesen për ta./k.k/noa.al