Transmetuar më 20-03-2017, 08:27

Në një kohë kur opozita vijon të artikulojë kushtin e qeverisë teknike, si të vetmin instrument për të hyrë në zgjedhjet parlamentare, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se një gjë e tillë dhe shtyrja e zgjedhjeve, janë pretendime antiamerikane dhe antieuropiane, dhe se nuk janë në interes të shqiptarëve.

Ai u ka bërë thirrje aktorëve politik që të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë

Interesi i shqiptareve te ndershem dhe i Shqiperise Europiane eshte te thone fuqishem: Jo Qeveri teknike! Jo Shtyrje te zgjedhjeve! Jo Opozite AntiAmerikane e AntiEuropiane! Jo Pandeshkueshmerise se ish pushtetareve a pushtetareve te korruptuar e inkriminuar. Interesi i te gjithe shqiptareve te ndershem dhe Shqiperise Europiane eshte: -Te bejne gjithcka qe zgjedhjet e 18 Qershorit dhe cdo zgjedhje me pas te jene vertete te ndershme e te lira. -Opozita te shkoje ne Parlament e te zgjedhe Komisionet e Vetingut. -Opozita te paraqese propozimet konkrete per ndryshimet aq te nevojshme ne Kodin Zgjedhor. -Opozita dhe Mazhoranca te mos lejohen te kandidojne persona te inkriminuar e te korruptuar. -Jo koalicioneve partiake parazgjedhore. – Cdo parti politike te dale vetem ne zgjedhje. -Jo KQZ partiake. -Jo komisione partiake per qendrat e votimit dhe numerimit. -Jo sistemit aktual zgjedhor qe eshte sistemi qe deformon vullnetin e zgjedhesve, pra eshte nje sistem jodemokratik. – Po nje sistemi MAZHORITAR zgjedhjesh ku votuesit votojne per personin, pra per kandidatin e tyre. – Po zgjedhjes se Presidentit nga populli dhe JO Presidentit te emeruar nga kryetar partish. – Prokuroria dhe organet e tjera shteterore te vene pa hezitim para drejtesise kedo qe shet a blen voten; kedo qe fallsifikon a manipulon zgjedhjet.- Jo kompromiseve te partive ne dem te interesave te qytetareve dhe Shqiperise. -Jo kandidimit te kryetareve te disa partive ne parti te tjera (PD a PS). Cfare partish jane ato ku kryetaret e tyre nuk guxojne te kandidojne si kandidate te tyre?