Transmetuar më 19-03-2017, 23:09

Skuadra e Romës vijon të mbrojë vendin e dytë në “Serinë A” italiane, pas fitores që arriti mbrëmjen e sotme kundër Sassuolos me rezultatin 3-1.

Takimi u luajt në stadiumin “Olimpico”, ndërsa ndeshja u dominua totalisht nga kryeqytetasit.

Golat për Romën u shënuan nga Paredes 16-të, Salah 45-të dhe Dzeko 68-të, ndërsa për Sassuolon shënoi Defrel në minutën e 9-të.

Kjo fitore e mban Romën në vendin e dytë me 65 pikë por me 8 pikë larg nga Juventusi kryesues./a.k/noa.al/