Transmetuar më 19-03-2017, 22:16

Video e mëposhtme tregon momentin emocionues kur një luan me emrin  Will, i cili ka ardhur në jetë në kafaz, bën për herë të parë jetë të lirë pas 13 vitesh në cirk.

Për 13 vite, ai ka bërë udhëtime me cirkun, nga kafazi në skenë, nga qyteti në qytet.

Pasi u la në një hapësirë në natyrë, ai nuk e kontrolloi dot më veten duke luajtur në bar, duke u shtrirë apo duke vrapuar.

“Ai shijoi çdo ditë të lirisë së tij”, u shpreh njeriu që u përkujdes.

Luani ngordhi 5 vite pasi nisi jetën e re jashtë kafazit të cirkut.

Njihuni me luanin:/a.k/noa.al/