Transmetuar më 19-03-2017, 21:54

Pas konferencës së presidentit Bujar Nishani i cili shprehu qendrimin e tij për dekretimin si ministër të Fatmir Xhafaj, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti socialist Erion Braçe i  është drejtuar Nishanit me disa pyetje, ku njëra prej tyre lidhet me “21-janarin”, ku u vranë 4 protestues.

Postimi i i plotë i Erion Braçes:

“Shoku Bujar një pyetje kam:

Ku ishit ju kur maxhoranca, ajo qe ka me shume mundesi e instrumenta, VRAU KATER KUNDERSHTARE NE BULEVARD?

Si nuk e mban mend?

Ta them unë;

Ministër i Drejtësisë i asaj maxhorance ishe.

A kishte situate me te tensionuar se ajo? Jo!

Ajo situate as qe mund te krahasohet me këtë te sotmen, këtë qe është tërësisht artificiale dhe e kufizuar përditë ne 200 punëtorë te bashkisë Kamzë e Vore.

Edhe një here;

Atëherë u vranë katër kundërshtarë nga Qeveria,

sot ata qe vranë kërkojnë pushtet ne tavoline.

Përtej te qenit i njëanshëm, besoj e bën dallimin.

Një moment, një apo dy minuta, ne koshience e bën dallimin.

Po mire mor shok,

si ka mundësi qe ti i kërkon sot maxhorances te reflektoje,

kurse kur u vranë katër njerëz te opozitës, jo vetëm qe udhëhoqe një fushate te tmerrshme ndëshkimi për 200 protestues te tjerë,

por dhe i ribere ministër i Brendshëm?

Te qëndrojmë këtu;

po mire, riemërimi yt ministër i Brendshëm uli apo rriti tensionin?

Kujtoj qe ju u ribëtë ministër jo se vrasësi u shkarkua apo u dorëhoq.

Por sepse vrapoi te behej me dhune, vjedhje dhe ne tavoline kryetar i bashkisë Tirane.

A e kupton se, kohet, standardet, ngjarjet nuk kane te krahasuar?

Dhe e di pse?

Sepse ju, Berisha, Basha por edhe ti, keni vendosur “standarde” kriminale, paligjshmërie, njëanshmërie, amoraliteti, te cilat nuk i arrin dot kush.

Ne kurrë!

Ne kurrë si ju!”