Transmetuar më 19-03-2017, 20:52

Futbollisti ganez i skuadrës afrikano-jugore të Free Stars State, pas ndeshjes kundër Ajax Cape Town u shpall lojtari më i mirë i takimit.

Në deklaratën e tij për media ai ka befasuar duke thënë se çmimin ia dedikon bashkëshortes dhe të dashurës së tij.

“Shumë faleminderit të gjithëve. Falenderoj Zotin. Gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj një çmim të tillë dhe tani e kam në duar. Ia dedikoj fansave, gruas dhe të dashurës sime… më falni, gruas! Të dua me gjithë zemër”, tha Mohammed Abas.