Transmetuar më 19-03-2017, 20:05

Hyrja në Big Brother Albania e një çifti lesbikesh ka sjellë reagime të shumta negative në rrjetet sociale.

Duke lexuar gjithë këtë negativitet, trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha, përmes një postimi në Instagram ka shprehur mbështetjen e saj për çdo njeri që zgjedh të luftojë për dashuri.

Postimi i Sarës:

“Duke lexuar të gjithë këtë negativitet dua të shpreh mbështetjen time për çdo njeri që zgjedh të luftojë për dashuri.

Do të doja ta rrisja djalin tim në një botë ku ne jemi të pranuar dhe të hapur ndaj çdokujt, për të mos i vendosur njerëzit në kuti. Kjo është e vetmja mënyrë për të vazhduar përpara. Dashuria është dashuri në çdo lloj forme. Paçi fat vajza.”