Transmetuar më 19-03-2017, 19:27
Publicitet

Ky është momenti kur për shkak të erërave të forta, një parashutiste në zonën e Ujit të Ftohtë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës dhe sipas mjekëve, gjendja shendetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim serioz. Pak orë pas këtij incidenti, drejtori themelues i Aeronautikës Shqiptare u ndal në arsyet e këtij incidenti si dhe përgjegjësitë në të tilla ngjarje.

Islami: Cifti nga Kosova që do të fluturonin kishin një erë pak në krah dhe normalisht nuk mundën të ngriheshin nga toka, por për shkak të peshës që kishin të dy, ato kaluan sipër njëri-tjetri, edhe pse u mbajtën nga dy asistentët e tjerë nga Kosova që po i mbanin për fluturim. Ne patjetër i cojmë në spitalin rajonal të Vlorës, Dafina është vajza që është aksidentuar që gëzon shëndet të plotë.

Ka një numër të konsiderueshëm personash të apasionuarve nga aeronautika Shqipëria, Kosova dhe në mbarë botën, transmeton Ora News. Duke promovuar këtë lloj sporti e pasioni në të njëjtën kohë, Islami njoftoi se në muajin maj në vendin tonë do të të zhvillohet Kampionati Botëror i Aeronautikës ku për herë të parë do të garojnë sportistë nga Afrika, Azia dhe nga Kina.