Transmetuar më 19-03-2017, 18:48

Skuadra e Atletico Madrid ka mundur Sevillan me rezultatin e pastër 3:1, në përballjen që patën ditën e sotme.

Dy skuadrat e takuan bashkë në stadiumin “Vincente Calderon”, në ndeshjen e vlefshme për “La Ligan” spanjolle.

Vendasit morën tre pikë të çmuara përballë rivalit direkt për vendin e tretë.

Golat për vendasit u shënuan nga Griezmann, Koke dhe Diego Godin, ndërsa golin për miqtë e shënoi Joaquin Correa.

Pas këtij rezultati Atletico Madrid ka 55 pikë duke u afruar edhe më shumë me Sevillan që ka 57 pikë në vendin e tretë./a.k/noa.al/