Transmetuar më 19-03-2017, 18:32

Mosdhënia e dorës nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ndaj Kancelares gjermane Angela Merkel, u komentua ne media të ndryshme botërorë, si tregues i ndasive të shumta që ekzistojnë mes dy liderëve.

Sekretari i Shtëpisë së Bardhë për marrëdhëniet me shtypin, Sean Spicer ka shpjeguar se nuk  është kjo arsyeja por sipas tij Trump nuk e ka dëgjuar kërkesën e Kancelares Merkel për një shtrëngim duarsh.

“Shtëpia e Bardhë insiston se Presidenti amerikan nuk ka si synim që të injorojë Kancelaren gjermane”, shpjegon Spicer.

Trump dhe Merkel u takuan në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ku diskutuan për çështje të ndryshme, në praninë e shumë mediave ndërkombëtare./a.k/noa.al/