Transmetuar më 19-03-2017, 18:15

Bashkëshorti i ndjerë i këngëtares së njohur Irma Libohova sot do të festonte ditëlindjen.

Këtë gjë e ka bërë të ditur motra e Irmës, Eranda e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se do e ndjejnë shumë mungesën e tij.

“Na ke lënë shumë kujtime Beso!

Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë nga një gotë verë e duke qeshur me batutat e tua...Do na mungosh shumë,” shkruan Eranda në postimin e saj në Instagram, shoqëruar me një foto me të.

Besnik Kaso ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë./a.k/noa.al/