Transmetuar më 19-03-2017, 17:54

Këngëtarja Aurela Gaçe, e njohur për energjinë që përcjell në skenë  është bërë nostalgjike duke postuar një fotografi të sajën kur ajo ishte ende 18-vjeçe.

Ajo kujton kohën kur ka qenë një vajzë që ishte gati të “hante hekurin me dhëmbë”, vetëm e vetëm të bënte realitet atë që  ëndërronte më së shumti, të ishte në skenë.

“Llakatundi kishte plantacione me pjeshkë nga ato më të mirat, vetëm mua nxorri pjeshkë me gjemba”, shkruan Aurela në Facebook.

Postimi i plotë i Aurela Gaçes:

18 vjec- Ne bankat e Gjimnazit ( per ata qe se dine , po kishim Gjimnaz, edhe bulevard ku kerciste xhiroja dhe une ngrija minifundin kur shkoja per te blere buken, ne LLakatund ( origjina Terbaç) fshatin ku u linda e u rrita per 19 vjet.

Gati te haja" hekurin me dhembe" e te beja realitet ate cfare enderroja me shume.

Te isha ne skene. Mbas nje viti mberrita ne Tiranen e madhe qe me mirepriti me krahe hapur.

Ne xhep mbaja gjithmone nje laps te zi per syte dhe floket i kisha prere vete.

LLAKATUNDI KISHTE PLANTACIONE ME PJESHKE NGA ATO ME TE MIRAT, VETEM MUA NXORRI PJESHKE ME GJEMBA”./a.k/noa.al/