Transmetuar më 19-03-2017, 16:58
Publicitet

Ndërron jetë një fëmijë në Shkup të Maqedonisë, pasi tre ditë më parë u sulmua nga qentë endacakë.

Xhevar Useini, 4-vjeç, nga fshati Baçishtë i Kërçovës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme për shkak të plagëve serioze.

Fëmija për disa ditë me radhë ka qenë nën asistencën e aparateve të frymëmarrjes në gjendje kritike.

Fëmija 4-vjeçar pësoi dëmtime të rënda në pjesën barkut dhe në kraharor nga kafshimi i qenve endacakë.

Ai iu nënshtrua edhe një operacioni të vështirë që zgjati tre orë, ku mjekët të detyruar, i hoqën njërën veshkë por që për fat të keq nuk rezultoi me sukses./a.k/noa.al/