Transmetuar më 19-03-2017, 16:39

Skuadra angleze e Manchester United, vendos rekord në “Premier Ligë”, pasi është skuadra e parë që ka arritur 600 fitore në këtë kampionat.

“Djajtë e kuq”, fituan ditën e sotme në transfertën kundër Middlesbrough me rezultatin 3-1, duke vendosur edhe rekordin e fitoreve.

Mancester United ka luajtur 951 ndeshje në Premier Ligë: ka fituar 600, ka barazuar 204 dhe numëron 147 humbje.

Aktualisht Manchester United nuk po kalon një periudhë të mirë, ndërsa pozicionohet në vendin e pestë në kampionat./a.k/noa.al/