Transmetuar më 19-03-2017, 15:51

Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmije na gëzon shumë dhe mezi presim ta prekim apo ta puthim.

Megjithatë duhet ditur që javët e para të të porsalindurit janë ato më delikate.

Foshnja e porsaardhur në jetë ka kaluar 9 muaj në placentë, i rrethuar nga lëngu amniotik dhe i mbrojtur nga çdo faktor i jashtëm.

Te foshnja e porsalindur duhet treguar kujdes i madh ku nuk duhet që t’i jepni as edhe një puthje deri në javën e pestë.

Duhet të keni parasysh që kur prekni ose puthni një të porsalindur, duart duhet t’i keni të lara, nuk duhet të mbani erë duhan apo aroma me përmbajtje alkooli.

Gjatë puthjes, bakteriet që dalin nga goja e personit të rritur nëpërmjet pështymës, sulmojnë organizmin e tij.

Duke qënë se fëmija ka “vesin” të fusë duart në gojë, këto baktere do të shumohen në kavitetin e tij oral.

Prandaj tregoni kujdesin maksimal te nj ë i porsalindur që të evitoni probleme të tilla.