Transmetuar më 19-03-2017, 15:13

Nëse dikur meshkujt ishin të vetmit që fitonin, duke mbajtur mbi supe gjithë përgjegjësinë e familjes nga ana ekonomike, në ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar.

Femrat janë emancipuar dhe falë punës së tyre dhe suksesit profesional, arrijnë që të shtojnë të ardhurat e familjes, duke e lumturuar bashkëshortin.

Sipas një studimi amerikan të Universitetit të Connecticut, meshkujt janë të kënaqur nga fakti se nuk janë të vetmit që fitojnë, pasi nuk e mbajnë vetëm përgjegjësinë e familjes.

Studimi u zhvillua në një grup burrash me moshë nga 20- 40 vjeç, dhe rezultatet ishin të qarta, kur gruaja ka një rrogë, sidomos nëse e kalon burrin, ky i fundit është tejmase i lumtur, ndërsa kur ishin të vetmit që sillnin të ardhura ishin të mërzitur, shkruan noa.al.

Me pak fjalë, duket se dallimet në rolin mes dy gjinive, janë të destinuara të perëndojnë. Femrat që punojnë jo vetëm ndihen të realizuara dhe të kënaqura, por përmirësojnë edhe cilësinë e jetës së partnerëve të tyre./a.y/noa.al