Transmetuar më 19-03-2017, 14:43

Limoni gjen përdorim të gjerë dhe jo vetëm në kuzhinë. Ai mund të përdoret fare mirë për pastrim dhe një rol thelbësor ka për pastrimin e banjës.

Rubinetat– Për t’iu rikthyer shkëlqimin rubineteve shtrydhni një kokërr limoni dhe lëngun hidheni në një peshqir të butë. Peshqirin kalojeni në rubinetat e banjës dhe lëreni të veprojë për 2-3 minuta. Më tej kaloni një fërkim të lehtë dhe shpëlajeni. Do të shikoni që do eleminojë shenjat dhe mbetjet kalkare.

Dushi- Nëse në xhamin e dushit kanë mbetur mbetje sapuni apo kalkare, kaloni gjysmë kokërr limoni në vendet problematike para pastrimit. Do të shihni që xhami do kthehet si i ri.

Lavatriçe- Për të kthyer të bardha veshjet tona, ato me ngjyrë të bardhë, hidhni lëngun e një kokrre limoni bashkë me detergjentin, shkruan noa.al. Ose në shpëlarjen e fundit, nëse nuk doni që të veprojë shumë.  

Tualeti- Është i ditur fakti se tualeti është një prej vendeve më të pista në banjo dhe limoni është i njohur për vetitë dezinfektuese. Kështu që hidhni lëng limoni në pjesët më të pista të tualetit, por edhe në ulëse. Do të garantoni një dezinfektim maksimal dhe një pastërti “farmacie”./a.y/noa.al