Transmetuar më 19-03-2017, 14:27

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej kohësh celebron çifte të ndryshëm në martesë. Së fundmi një çift i ri kanë lidhur kurorë, pak pasi kanë sjellë në jetë një vajzë.

Veliaj ka publikuar sot në Facebook një video, të cilën e etiketon “Video e ditës”.

Ai shihet duke celebruar çiftin, ndërsa në krahë mban vajzën e vogël të tyre.

Vogëlushja, disi e përgjumur, ndihet aq rehat në krahët e kryebashkiakut, sa që mbështetet tek ai. Kjo sjellje spontane e së voglës, shkaktoi të qeshura tek të pranishmit ashtu si dhe te Veliaj. Në këtë rast mund të thuhet se vogëlushja mund të “ndjell” një fëmijë për kreun e bashkisë së kryeqytetit, i cili prej afro dy vitesh është martuar, por ende e shoqja Ajola Xoxa, nuk e ka gëzuar me lajmin e mirë të të bërit prind./a.y/noa.al