Transmetuar më 19-03-2017, 14:14

Ajo është shumë e lumtur në ditën e martesës së saj, buzëqesh dhe bën shaka me dhëndrin, i cili nuk duket aspak në humor.

Pamjet e videos që sjell noa.al më poshtë vijnë nga Kina. Dhëndri ftohet të kafshojë një mollë të lidhur në një fije bashkë me nusen, e cila është dukshëm shumë më e madhe se ai në moshë.

Fillimisht ai heziton, por më tej e bën, vetëm pasi gruaja shumë e pasur e mbulon me para. Në rrjetet sociale djaloshi është etiketuar si “dhëndri më i trishtë në botë”./a.y/noa.al