Transmetuar më 19-03-2017, 14:04

Pesë vajzat të cilat kanë hyrë në Shtëpinë e Big Brother për të njohur njëra-tjetrën më mirë kanë vendosur të luajnë me “Sfidë apo pyetje”.

Vajzat duhet të zgjedhin nëse duhet të përgjigjen apo të pranojnë një sfidë nga konkurrentet e tjera.

E mes shumë pyetjeve personale ka pasur edhe nga ato që kalojnë kufirin e provokueses.

Ndërsa Armela ka zgjedhur të mos luaj, Xheni ka pyetur Donjetën nëse ka pasur ndonjëherë eksperienca me ndonjë femër. E Donjeta ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie të tillë.

Pak çaste më pas ka qenë serish Donjeta, e cila është “detyruar” tregojë se është singel prej 6 muajsh. Por ka qenë ajo që ka bërë një pyetje edhe më provokuese, drejtuar Sidritës, se kur ka qenë hera e fundit që ka kryer marrëdhënie seksuale, shkruan faqja e ‘Bb’. “Në dhjetor” është përgjigjur Sidrita pa dhënë shumë detaje. Sidrita është një prej vajzave që ka hyrë në këtë Big Brother si një prej vajzave singel.