Transmetuar më 19-03-2017, 13:50

Vlorë, 19 mars 2017, NOA.al- Një person është rrëzuar me parashutë në Vlorë. Mesditën e sotme, rreth orës 13.30 një person i cili fluturonte me parashutë mbi bregun e detit, është rrëzuar.

Policia thotë se gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./a.y/noa.al

Foto arkiv