Transmetuar më 19-03-2017, 13:42

Vlorë, 19 mars 2017, NOA.al- Prej disa kohësh nuk lejohej t’i afrohej shtëpisë, pasi gruaja e kishte denoncuar për dhunë dhe në rast se shkelte urdhrin rrezikonte burgun.

Gjatë së premtes, H.K., 53 vjeç, dyshohet se në oborrin e banesës të së shoqes A.K., 45 vjeçe e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Vlorës, në kushte depresioni është vetëplagosur me biçak.

53- vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokua biçaku. Mësohet se i plagosuri kishte shkuar pranë shtëpisë për t’i kërkuar një mundësi tjetër të shoqes, por përballë refuzimit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike plagosi veten.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës./a.y/noa.al