Transmetuar më 19-03-2017, 13:29
Publicitet

Pas shumë vitesh në një lidhje të konsoliduar, disa muaj më parë, lajmi se këngëtarja Zajmina Vasjari i dha fund marrëdhënies së saj me të dashurin, u bë kryefjalë e portaleve dhe mediave rozë. Por Shën Valentini kishte ruajtur një surprizë për bukuroshen e njohur. Në Maldive, ajo dhe partneri i saj konfirmuan ribashkimin.

Shumë është folur e është komentuar për këtë lidhje misterioze të Zajminës, e cila për më shumë se një dekadë e ka ruajtur me shumë fanatizëm.

Po kush është ai që i rrëmbyer zemrën Zajminës? ‘Prive’ ka zbuluar disa foto të cilat kanë zbuluar identitetin e tij përmes disa sinjaleve që i ka dhënë edhe vetë Zajmina në rrjetet sociale. Quhet Klodian Asllani dhe është një biznesmen që merret me një sërë sipërmarrjesh, duke filluar që nga konstruksionet e çelikut e deri te pasuritë e patundshme. Edhe pse fotot janë të pakta, tatuazhi që ish- Miss Shqipëria ka postuar në profilet e saj mjafton për të shkuar deri tek emri i vërtetë.