Transmetuar më 19-03-2017, 13:19

Këngëtarja Altuna Sejdiu ndodhet në periudhën e fundit të shtatzënisë dhe është pikërisht momenti për të menduar për ardhjen në jetë të të voglit.

E sipas burimeve të ‘Prive’, këngëtarja mendon që fëmijën e saj ta lindë në qytetin e Shkupit.

Po ashtu, këngëtarja është e angazhuar në realizimin e një kënge dhe klipi që pritet të dalë gjatë verës, duke e mbushur kështu boshllëkun që ajo do e lë pasi do jetë në pushim të lehonisë.

Tuna menjëherë pak ditë pas ndarjes nga Cozman u bashkua me Patris Berishën, por pavarësisht qëndrimit në Kosovë ku jeton partneri i saj, ajo duket se nuk u beson mjekëve të Prishtinës.