Transmetuar më 19-03-2017, 12:51

Burrel, 19 mars 2017, NOA.al- Një makinë ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë në Burrel, ku për pasojë drejtuesi i saj ka pësuar dëmtime të shumta.

Në aksin rrugor Burrel-Klos, pak para mesditës së sotme në vendin e quajtur “Shkambi i kuq”, E.K., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat puno”, me targa TR 0207 U, ka humbur kontrollin mbi automjet, duke rënë rreth 20 metra, poshtë rrugës siç mund të shikoni në fotografi.

Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime trupore, ku pas ndihmës së marrë në spitalin e Burrelit, është transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, jashtë rrezikut.

Mësohet se në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Ndërkohë policia po heton mbi zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi automjet gjatë drejtimit prej të riut./a.y/noa.al