Transmetuar më 19-03-2017, 12:01

Ato kurrë nuk i kanë fshehur ndjenjat e tyre edhe në një vend si Shqipëria, ku prirjet e tyre seksuale paragjykohen shumë, por si Kei edhe Vivi kanë mbështetjen e familjes në vendimet që ato kanë marrë.

Ndjenjat e tyre për njëra-tjetrën janë edhe arsyet pse i shtynë që të bëhen pjesë e Big Brother 9.

Kei dhe Vivi janë njohur gjatë aktiviteteve të realizuara nga LGBT, ku kanë pasur një tërheqje të menjëhershme për njëra-tjetrën. Lidhja e tyre nisi natyrshëm, kalonin shumë kohë bashkë derisa një ditë marrëdhënia e tyre u ftoh, shkruan faqja e ‘Bb’.

Ato mbeten shoqe, por Vilma thotë se ende vazhdon të ketë ndjenja për Kejdën dhe shpreson se në Big Brother duke qëndruar për shumë kohë me të, do të fitojë sërish dashurinë e saj.