Transmetuar më 19-03-2017, 10:10

“Një shok, një traumë”. Me këto fjalë Nidhi Chaphekar, stjuardesa indiane kujton tragjedinë e një viti më parë në aeroportin e Brukselit ku ngeli e plagosur rëndë.

Në sulmet terroriste në Zaventem dhe në stacionin e metrosë së Maelbeek, humbën jetën 32 persona. Por pavarësisht përjetimit tronditës, gruaja 40- vjeçare nënë e dy fëmijëve, ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer në fluturim, tashmë që ka arritur të rekuperojë deri në 70% të aftësive të saja fizike. Javën që vjen ajo ka premtuar se do jetë në Bruksel, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave ë atentatit, ku do takojë mjekët dhe personelin që u kujdesën për të.

Ngjarja dramatike u simbolizua me fotografinë ku stjuardesa shihet e plagosur pas sulmit të 22 marsit të vitit 2016, ndërkohë që qëndron e ulur e larë në gjak.

Ajo shihet e veshur me uniformën me ngjyrë të verdhë të linjës ajrore “Jet Airways”./a.y/noa.al