Transmetuar më 19-03-2017, 08:58
Publicitet

Një buzëqeshje autentike, që tregonte lehtësim të dukshëm, është ajo e një piloti polak të kompanisë ‘RyanAir’ teksa po ulej nga fluturimi.

Arsyeja u shpjegua shpejt, Artur Kielak, i buzëqesh bashkëpilotit pas një turbulence të fortë që kishte goditur avionin dhe që e e kishte bërë të vështirë uljen.

I lehtësuar Artur e publikoi videon në Facebook, e cila u përhap me shumë shpejtësi për shkak të gëzimit të shprehur natyrshëm, shkruan noa.al.

“E kam thënë gjithmonë që pilotët marrin një shtesë rroge, që vlen sa një ulje në muaj. Kjo është dita kur fitova timen. E dua Boeing 737 për qëndrueshmërinë që ka edhe në kushtet më kritike”, shpjegoi Kielak./a.y/noa.al