Transmetuar më 19-03-2017, 07:50

Korçë, 19 mars 2017, NOA.al- Një person është gjetur anës një rruge në Devoll, në gjendje të rëndë por ka ndërruar jetë në spital.

Viktima rreth moshës 44- vjeçare është gjetur nga kalimtarë të rastit në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është goditur me mjetet të forta, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen.

Viktima është identifikuar si Zarif Allihu nga Starova. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj. Policia informon se Allihu bashkë me dy persona të tjerë ishin nisur për në Greqi, por u kanë dalë para disa persona për t’i grabitur./a.y/noa.al