Transmetuar më 18-03-2017, 22:50

Skuadra e Milanit fiton me rezultatin minimal 1-0 kundër Genoas, falë golit të shënuar nga Matias Fernandez.

Fitorja në “San Siro” gjatë mbrëmjes së sotme, mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Kupat e Europës, ku Milani mungon prej disa sezonesh.

Goli nga Fernandez u shënua në mintën e 33-të, pas disa pasimesh mjaft të bukura.

Me këtë fitore Milani arrin kuotën e 53 pikëve, ku vlen të theksohet se ka një kalendar të lehtë deri në përfundim të kampionatit.

Skuadrat e nisën takimin me këto formacione:

Milan: Donnarumma, Vangioni, Zapata, Paletta, De Sciglio, Mati, Bertolacci, Kucka, Ocampos, Lapadula, Deulofeu

Genoa: Lamanna, Gentiletti, Izzo, Simeone, Ntcham, Hiljemark, Taarabt, Lazovic, Munoz, Laxalt, Cataldi./a.k/noa.al/